Shqiptari i Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer te goli pas plot 4 muajsh “agjërim”. 24-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj Rijekës së Lindon Selahit.
Pas asistit të Dejvid, talenti Zhegrova, u fut bukur brenda zonës dhe me të djathtën e dërgoi topin në cepin e portës, duke vendosur baraspeshën. Pjesa e parë e duelit mes Lilës dhe Rijekës, u mbyll me rezultatin 1-1.
Edon Zhegrova with the equalizer!
Jonathan David with the assist!
📽️ @FootColic pic.twitter.com/JD0z0TQtVq— Football Report (@FootballReprt) August 24, 2023
Vlen të theksohet fakti se titullar te skuadra mike e Rijekës, aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi.
PANORAMASPORT.AL