• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sfida Milan-Torino me krahë të hapura, Leao sfidon Vojvoda & CO

26/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan-Torino me krahë të hapur, ky është titulli i shkrimit të “Gazzetta dello Sport” me fokus përballjen e mbrëmjes së sotme mes Milanit dhe Torinos në “San Siro”, ndeshja e parë e kuqezinjve në shtëpi. bfgnh

Sigurisht që do të jetë një ndeshje e bazuar për dhe në korsitë e të dyja skuadrave: nga njëra anë janë Leao dhe Pulisiç, dy mjeshtrit e këtij aspekti, të cilët kanë argëtuar tashmë tifozët kuqezi në sfidën hapëse të kampionatit kundër Bolonjës. Në anën e tjetër, të papriturat që fluturojnë: Vojvoda dhe Belanova. Pas suksesit bindës në ndeshjen në Bolonjë, ndaj skuadrës së Thiago Motë, kuqezinjtë e Stefano Piolit janë gati të debutojnë në “San Siro” në këtë sezon të ri për ndeshjen kundër Torinos të shtunën në mbrëmje para mbi 72 mijë shikuesve. Trajneri i kuqezinjve, shkruan “Gazzetta dello Sport”, konfirmon 4-3-3 dhe dy pikë të tjera të forta të skuadrës si Reijndes dhe Zhiru.

EPËRSIA – Në Bolonjë funksionoi shumë mirë boshti mes portugezit dhe amerikanit: majtas driblimet e Rafës, i pandalshëm në sprint, djathtas driblimi i frikshëm i Pulisiçit, që ka prirje të zbresë drejt qendrës për t’i dhënë penelatën e fundit aksioneve sulmuese. Dy situata loje që i lejuan skuadrës të hapte hapësira dhe të gjendej gjithmonë në epërsi numerike, duke ndihmuar kështu mesfushorët të çliroheshin nga markimet e rivalëve direktë dhe të futeshin më lehtë në zonën kundërshtare.

10, 11 E TË TJERËT – Numri 10 dhe 11 do të nisin si titullarë para 72 mijë shikuesve. Një moment sigurisht i veçantë për të dy, jo vetëm sepse janë dy bluzat më të shitura të kuqezinjve ndonjëherë, por edhe sepse ish-lojtari i Çelsit e ka parë këtë stadium të mbushur plot dhe duke e shtyrë skuadrën për 90 minuta vetëm në një rast, nga pankina.Siç konfirmon “Gazzetta dello Sport”, Çukvueze dhe Okafor do të startojnë fillimisht nga pankina për ndeshjen ndaj Torinos. Dy kuqezinjtë, megjithatë, janë gati të marrin përsipër gjatë ndeshjes në mënyrë që të rrethojnë “demat” dhe të mbajnë ritmin edhe pa Leaon dhe Pulisiçin kur ta kërkojë nevoja.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ja përballjet më të mira sot në top-ligat evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.