Në një “San Siro” të mbushur plot, Milani i Stefano Piolit do të përballet sot me Torinon e Juriçit. Ndeshjen do ta gjykojë gjyqtari ekspert Mauricio Mariani, i cili ishte në krye të detyrës në fitoren e vitit të kaluar kundër Juves.
Milani është favorit për ndeshjen e sotme që starton orën 20:45 kundër ekipit të Juriç. E thotë renditja, por edhe kompanitë e huaja të basteve, që e kuotojnë me 1.6 suksesin kuqezi. Koeficient 3.7 për barazimin, ndërkohë që suksesi i miqve vlerësohet me 5.2 herë shumën e luajtur.
Për sa i përket statistikave Milani dhe Torino kanë barazuar 56 herë në 153 ndeshje në Serinë A; të dy këto klube kanë shënuar më shumë barazime vetëm kundër Lacios në Serinë A (59 për kuqezinjtë, 58 për “demat”).
“Djalli” ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Torinos (B1, H1), po aq fitore sa në 15 ndeshjet e tyre të mëparshme kundër të njëjtit ekip në këtë turne (B8, H2).
Ndërkohë po në orën 20:45, luhet edhe dueli mes Veronës dhe Romës i vlefshëm për javën e dytë të Serisë A.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN-TORINO
VERONA-ROMA
PANORAMASPORT.AL