Sunday, 29. March 2026
Sport

Besa dhe Bashkimi nuk kanë të ndalur në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut  

GS 26/08/2023 1 Min. Lesezeit

Pasditen e sotme janë luajtur të tetë ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Besa dhe Bashkimi nuk kanë të ndalur!

Besa e Dobërdolit ka shkelur me lojë dhe rezultat 4:1 Novacin.

Bashkimi nga Kumanova e ka mundur me 3:2 Osogovën vendas. 

Pesë ekipe janë me pikë të njëjta, Besa kryeson me 9 pikë, pasojnë Pelisteri, Kozhuv, Detonit, Bashkimi me 9 pikë, Pobeda 4, Arsimi 3 pikë etj. 

Java e 3-të

Bellasica – Teteksi 2:0
Detonit – Arsimi 1:0
Sasa – Pelisteri 0:3
Karaormani – Vardari (N) 2:0
Kozhuvi – Skopje 4:2
Novaci – Besa 1:4
Osogova – Bashkimi 2:3
Pobeda – Ohrid 0:0

Teilen: