Sunday, 29. March 2026
Sport

Mbape duket gjithmonë e më larg Realit, shoqata e sulmuesit i zbulon të ardhmen

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kilië Mbape dhe e ardhmja e tij duken si një histori e pafund… Aktorë të tjerë janë përfshirë në debatin mbi sulmuesin e Paris SG-së.

asensio mbape

Shoqata “Una Sonrisa Para Camille” që ndihmon fëmijët e sëmurë dhe me të cilën Mbape bashkëpunon, zbuloi se lojtari do të vazhdojë te PSG dhe për rrjedhojë, ai do t’i largohet Realit të Madridit.

“Prisni!! Këta të dy do të na ofrojnë një sezon të madh dhe do të na ofrojnë ëndrra. Në spitale në Francë për Kamilën dhe në tokë në… Francë dhe vende të tjera për Kilië Mbape. Çfarë lumturie për luftëtaren e vogël, duke ditur që Kilië është ende në Paris”. Një tekst që më pas u modifikua për shkak të përplasjeve që shkaktoi në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: