• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donnarumma zbulon të ardhmen e Mbappes

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy barazimeve në dy javët e para të kampionatit, në shtëpinë e PSG-së ka ardhur momenti të festohet fitorja e parë e sezonit. Lens, vendi i dytë i sezonit të kaluar, është mundur 3-1 në Parkun e Princave.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Kylian Mbappe, autor i dygolëshit që ka vulosur fitoren pas golit të parë të Marco Asensio.

Kampioni i botës ka shënuar 3 gola në dy ndeshje të luajtura pas pajtimit të papritur me klubin pas përjashtimit të përkohshëm nga ekipi për shkak të refuzimit të lojtarit për të rinovuar kontratën që skadon qershorin e ardhshëm.

Dukej se do të kishim një mundje të gjatë krahu me palëve, por para ndeshjes kundër Toulouse, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit, ka ardhur paqja e papritur. Çështja e kontratës nuk është zgjidhur, por tani Mbappe duket i qetë.

Konfirmimi vjen nga Gigio Donnarumma, i cili ka zbuluar të ardhmen e sulmuesit në një intervistë të dhënë pas ndeshjes kundër Lens:

“Është një kënaqësi të luash me Kylian, është një lojtar fantastik. Nëse do të qëndrojë? Po, sigurisht”, ka thënë italiani, por që bie në kundërshtim më përgjigjen “no comment” të lojtarëve të tjerë të ekipit, nga Manuel Ugarte te Zaire-Emery.

Megjithatë, Donnarumma ka një peshë tjetër specifike brenda ekipit dhe është një nga miqtë më të mirë të Mbappe:

“I kam thënë: ‘Bravo, Kyky, me ato dy gola! Është për të ardhur keq për golin që të hoqën dhe atë që na shënuan’. Mungonte vetëm një sekondë për ta mbyllur ndeshjen pa pësuar gola, jam zemëruar shumë”.

Next Post

Man United – Cucurella, lajm befasues nga Anglia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.