Monday, 30. March 2026
Sport

VIDEO/ Erling Haland gabon penallti por bën të çmendet një tifoz, Sitit ia jep tre pikët i zakonshmi Rodri

GS 27/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti vazhdon startin pa gabime të këtij sezoni, teksa mori sot fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura. Skuadra e Pep Guardiolës mundi në transfertë Shefilld Junajtid, por jo pa vuajtje.

haland tifozi

Erling Haland u bë protagonist për kampionët në fuqi të Anglisë, pasi gaboi një penallti në pjesën e parë (SHIH VIDEO), por pastaj shleu gabimin në të dytën duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 65-të (SHIH VIDEO), duke entuziazmuar tifozët, aq sa njëri hyri në fushë dhe e përqafoi para shokëve të skuadrës.

Dukej se Siti kishte gjithçka nën kontroll, por një gol i Bogëll në minutën e 85-të vendosi baraspeshën në shifra (SHIH VIDEO).

Megjithatë, “qytetarët” reaguan shumë shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Rodri ai cili shënoi golin e fitores 2-1 (SHIH VIDEO) që vazhdoi startin perfekt të skuadrës së Pep Guardiolës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: