Aleksis Sançez është rikthimi i fundit në shtëpinë zikaltër, që ka parë jo pak emra me peshë të përjetojnë një aventurë të dytë me këto ngjyra.
Nga Oriali te Krespo e Lukakut, janë disa ish-lojtarë që janë kthyer si trajnerë apo si drejtues, por edhe si lojtarë që kanë provuar në dy periudha të ndryshme emocionet me fanellën zikaltër.
GABRIELE ORIALI – Si lojtar shndërrohet në simbol me 392 ndeshje në 13 sezone gjatë së cilave shënoi 43 gola dhe dha 4 asiste. Në 1999-ën u kthye si drejtues deri në 2010-ën.
LUIS SUAREZ – “Magjistari” është fytyra e “Interit të madh” të Helenio Herrerës. Fiton 3 tituj, 2 Kupa Kampionësh dhe 2 Kupa Interkontinentale. Spanjolli rikthehet si trajner në tri periudha: 1974- 1975, në 1992-shin në vendin e Orikos dhe në disa ndeshje në 1995-1996.
ALDO SERENA – I blerë në 1978-ën nga Interi dërgohet në huazim në fillim te Komo, Bari, Milani e Torino dhe u shit më pas te Juventusi. Në 1987-ën rikthehet tek Interi dhe është protagonist në titullin e rekordeve. Fiton edhe Kupën e Italisë dhe Kupën UEFA: 2223 ndeshje, 78 gola e 14 asiste.
ROI HOXHSON – Në 1995-ën Morati e zgjedh anglezin në pankinë dhe ai e mbyll sezonin në vendin e shtatë. Në 1997-ën largohet dhe pas një viti skandaloz të Interit rithirret në 1999-ën për 6 ndeshjet e fundit të sezonit.
HERNAN KRESPO – I blerë nga Lacio për të zëvendësuar Ronaldon, e nis në mënyrë fantastike me 16 gola të realizuar para dëmtimit që parapriu shitjen te Çelsi. Në 2006-ën rikthehet në huazim tek Interi dhe fiton 3 tituj. Rendimenti i tij bie dhe shënon në total 45 gola në 116 ndeshje.
ROBERTO MANÇINI – Në 2004-ën nis aventurën e tij në stolin zikaltër dhe qëndron deri në 2009-ën. Fiton 3 tituj, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie. Kthehen ë nëntor 2014 dhe zëvendëson Valter Maxarrin. Në dy sezone koleksionon një ven të tetë dhe një të katërt.
ROMELU LUKAKU – I kërkuar me ngulm nga Konte, ka treguar të gjithë potencialin e tij. Belgu fiton titullin në vitin e dytë të tij dhe pastaj i bashkohet Çelsit. Pas një viti rikthehet në huazim sërish tek Interi. Probleme të ndryshme fizike e frenuan, realizon 14 gola në 37 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL