• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Cluj konfirmon se Krasniqi është pranë largimit

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Ermal Krasniqit nga skuadra rumune Cluj duket se është çështje e kryer tashmë.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i skuadrës, Nelu Varga i cili ka thënë se për lojtarin kanë arritur tri oferta shumë serioze.

  

Varga ka treguar se ka tre oferta për Krasniqin, një nga Franca, një nga Gjermania dhe një nga Italia. Krasniqi raportohej se kërkohet nga Bordeaux, i cili luan në Ligue 2 franceze, ku luan edhe Alexi Pitu.

“Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një tjetër nga Gjermania dhe një tjetër nga Italia. Largohet 99% për një shumë mbi 5 milionë euro. Negociatat janë avancuar, ai është një lojtar shumë i mirë, top” , ka zbuluar Nelu Varga për ‘iAMsport.ro’.

Nëse sulmuesi kosovar largohet për të paktën 5 milionë euro, siç pretendon Nelu Varga, do të jetë transferimi më i shtrenjtë i verës në Ligën 1.

Deri më tani, rekordin e kësaj vere e mbante Adrian Mazilu, për të cilin Brighton i pagoi Faralut rreth 3 milionë euro.

Do të ishte gjithashtu një nga transferimet më të shtrenjta të viteve të fundit./Lajmi.net/

  

  


Next Post

LIVE SERIA A/ Bolonja shtang Juventusin, Ferguson kalon miqtë në avantazh (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.