• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dybala dëmtohet sapo nis sezoni

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma e ka nisur keq Serie A teksa pas dy ndeshjeve të para ndaj Salernitanës dhe Veronës, verdhekuqtë janë në kuotën e vetëm një pike.

Transferta në Bentegodi përballë Veronës rezultoi një “mal” që kryeqytetasit nuk mundën ta ngjisnin duke u mposhtur me shifrat 2-1.

Por, përveç pikëve të lëna, trajneri Jose Mourinho duhet të bëjë llogaritë edhe me problemet fizike të Paulo Dybalës. Argjentinasi luajti ndeshjen e parë të sezonit, por nuk mundi të qëndronte në fushë më shumë se 68 minuta pasi problemet e vjetra u shfaqën sërish dhe “La Joya” u detyrua të kërkonte zëvendësimin.

Një lajm i keq për Romën pasi Dybalës do t’i duhet kohë të rikuperojë dhe është kështu në dyshim serioz për ndeshjen e radhës në kampionat, atë në Olimpico ndaj Milanit.

Dybala me shumë mundësi do të mund të rikthehet vetëm pas pauzës së kombëtareve në sfidën me Empolin më datë 17 shtator.

Për momentin, mungon ende tymi i bardhë, por duket se Romelu Lukaku do të jetë për çështje orësh pjesë e Romës në Serinë A.

“Sipas Gazzetta dello Sport”, vetë sulmuesi belg ka pranuar uljen e pagës (do të përfitojë 7.5 milionë në sezon), duke u dhënë një asist drejtuesve të Romës, që tani duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me homologët e Chelsea-t.

Drejtori Sportiv, Tiago  Pinto, ende predikon kujdes, por ka optimizëm nga të gjitha palët, përfshirë Chelsea-n, se matëveshja do të arrihet.

Next Post

Nxehet Xhuli, ‘çmend’ ndjekësit e saj me lëvizje provokuese nga Spanja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.