Monday, 30. March 2026
Sport

BATE – Ballkani, UEFA ia beson ndeshjen gjyqtarëve nga Estonia

GS 28/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ballkanit do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të enjten në mbrëmje ndaj BATE Borisov.

Ballkani ka mposhtur BATE në “Fadil Vokrri” me rezultatin 4-1, teksa ndeshja e kthimit luhet të enjten në Hungari. Në rast se Ballkani arrin ta mbajë rezultatin, atëherë do të kualifikohet në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këtë ballafaqim, teksa ia ka besuar atyre nga Estonia.

Më poshtë keni delegimin e tyre:

  • Gjyqtari kryesor: Juri Frischer
  • Asistentët: Veiko Mõtsnik dhe Sander Saga
  • Gjyqtari i katërt: Kristo Külljastinen

/GazetaBlic Sport

Teilen: