Monday, 30. March 2026
Sport

VIDEO/ Barazimi në shtëpi me Bolonjën, edhe tifozët e Juves protestojnë për penallti: Flasin vetëm për një episod

GS 28/08/2023 1 Min. Lesezeit

Juventusi nuk doli më shumë se një barazim në shtëpi përballë Bolonjës në javën e dytë të Serisë A.

456465

Kjo sfidë mori vëmendje të madhe nga mediat, pasi u pa që një penallti iu mohua skuadrës së Bolonjës, e cila më pas do të kishte mundësinë për të dyfishuar shifrat.

Gjithsesi protesta ka pasur dhe nga tifozët bardhezinjë, të cilët në rrjetet sociale kanë postuar momentin kur topi i hedhur në zonë nga Ueah u ndalua me dorë.

“Ah kështu ka pasur dhe dy penallti për ne… por është e qartë që Vesuvius dhe Bauscia TV do të flasin vetëm për një episod të vetëm”, shkruhet në postim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: