Monday, 30. March 2026
Sport

Pas më shumë se tetë muajve, rikthehet Manuel Neuer

GS 28/08/2023 1 Min. Lesezeit

Manuel Neuer është rikthyer në stërvitjet ekipore te Bayern Munichi.

Pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës vitin e kaluar, portieri shkoi për të skijuar gjatë kohës sa ishte në pushim, por fatkeqsisht theu këmbën pasi pësoi një aksident.

Tetë muaj e gjysmë më vonë, Neuer tashmë është rikthyer në stërvitjet ekipore – ka raportuar “Bild”.

37-vjeçari stërviti me dy portierët tjerë të “Bavarezëve”, Daniel Pererz dhe Tom Ritzy Hulsmann.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Neuer do të rikthehet sërish si portieri i parë i kampionëve gjermanë.

Teilen: