Monday, 30. March 2026
Sport

Jon Gashi i pesti në Kampionatin Evropian për junior

GS 28/08/2023 1 Min. Lesezeit

Taekwondisti, Jon Gashi, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian për junior, të mbajtur gjatë fundjavës në Talin të Estonisë.

Gashi, bursist i KOK-ut si shpresë olimpike 2023, arriti deri në çerekfinale, pas fitores në raundin e dytë, derisa të parën e kaloi pa luftë, kategoria -73 kg.

  

Garuesit tjerë, Elion Agushi dhe Mal Sahiti, nuk patën fat, duke u ndalur në raundin e dytë./Lajmi.net/

  

  


Teilen: