• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter i sigurt, mposht pa problem Cagliarin

28/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka arritur fitoren e dytë të sezonit duke e mposhtur si mysafirë skuadrën e Cagliarit me rezultat 0-2. Dy golat u shënuan në pjesën e parë të kësaj ndeshje. Dumfries (21’) dhe Lautaro (30’) shënuan golat e vetëm në këtë takim

Interi ka pasur një paraqitje të mirë edhe në xhiron e dytë të Serie A, ku mposhti Cagliarin si mysafirë me rezultat 0-2.’

  

Rasti i parë për Interin ishte në minutën e 14-të te ndeshjes. Lautaro Martinez goditi mirë topin por nuk ishte përpak i saktë pasi që topi goditi shtyllën e djathtë të jashtme të portierit të Cagliarit.

Pas pak Interi do ta shënonte golin e parë i cili erdhi pas një pasimi përfekt që bëri Marcus Thuram për Denzel Dumfries që nuk gaboi dhe shënoi për 0-1 në minutën e 21-të.

Cagliari kishte një mundësi përfekte për ta barazuar rezultatin tre minuta më vonë. Nahitan Nandez (Cagliari) hyri në zonë dhe bëri kalim të mirë por ishte mbrojtja e Interit që në momentet e fundit ia largojë topin atij.

Interi përsëri do të vinte të goli.

Kësaj radhe ishte një pasim maestrale që bëri Dimarco për Lautaro Martinez që e gjeti vetën brenda zonë. Ai arriti ta mashtrojë mirë mbrojtjen e Cagliarit dhe shënoi për 0-2 në minutën e 30-të duke goditur në anën e majtë të portës së Radunovicit.

Pas këtij goli asnjëra skuadër nuk u tregua e rrezikshme dhe pjesa e parë përfundoi me një epërsi solide të Zikaltërve.

Në pjesën e dytë, asnjëra skuadër nuk u tregua shumë klinike në vijën e sulmit.

Rasti, që me siguri do të diskutohet, është ai i minutës së 73-të kur Luvumbu u rrëzua pas një kontakti me mbrojtjen e Interit. Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes nuk deshi të dëgjojë për bërtimat e futbollistëve të Cagliarit dhe vazhdojë ndeshjen.

Në fund të ndeshjes të dy skuadrat patën dy mundësi për të shënuar. Fillimisht ishte Hakan Calhanoglu (Inter) i cili mori një top të mirë nga shokët e skuadrës por ai goditi vetëm shtyllën dhe ishte shumë i pafat që nuk shënoi gol në minutën e 86-të.

Kurse Sommer ia mohoi një gol të sigurt Paulo Daniel Dentello Azzi (Cagliari) goditjen e të cilit e priti në mënyrë perfekte portieri zviceran.

Me këtë fitore Interi është në vendin e tretë me gjashtë pikë, aq sa ka Milan dhe Napoli që ndajnë dy pozitat e para.

Cagliari do të jetë mysafirë i Bolognas në xhiron e radhës kurse Interi do të luan kundër Fiorentinas në shtëpi.

 

  

  


Next Post

E bujshme, Borussia Dortmund pas “bomberit” me origjinë shqiptare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.