Monday, 30. March 2026
Sport

Kasano sulmon ashpër presidentin e Napolit: Kur nuk e ndryshoi Berluskoni futbollin, do e bëjë ai?! Njerëzit s’janë budallenj…

GS 29/08/2023 1 Min. Lesezeit

Antonio Kasano godet sërish. Ish-sulmuesi i njohur, ka sulmuar ashpër presidentin e Napolit, De Laurentis, teksa gjatë episodin në Bobo TV, nuk i ka kursyer shigjetat ndaj 74-vjeçarit i cili sipas Kasanos nuk ka lidhje me futbollin dhe nuk ka shans që të ndryshojë futbollin italian.  

 Collage Maker-29-Aug-2023-12-05-AM-3710

“De Laurentis dhe futbolli janë si e bardha me të zezën. Klauzola e Spaletit është një punë m***. De Laurentis dëshiron që të ndryshojë futbollin italian, por kur nuk e bëri as Berluskoni i cili ka fituar gjithçka dhe komandonte botën, tani do ta bëjë ai?

I dashur De Laurentis, kujdes këtë vit… Nëse këtë vit nuk fiton, njerëzit nuk janë budallenj. Është e vërtetë që hedh paratë dhe nuk ke borxhe, por janë njerëzit që të bëjnë të fitosh paratë. Dhe këtë vit duhet fituar, futbollin italian nuk e ke zbuluar ti dhe nuk do ta ndërrosh ti”, deklaroi Kasano.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: