• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Yakin thur lavde për Xhakën, e sheh si pasues të tij në krye të Zvicrës

29/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka lavdëruar maksimalisht mesfushorin Granit Xhaka për të cilin ka thënë se e sheh edhe si trajner të kësaj kombëtareje në të ardhmen.

Në afatin kalimtar veror, Xhaka braktisi Arsenalin për të kaluar në Bundesligë të Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri.

  

Transferimin e tij në Gjermani, Yakin e ka cilësuar si vendim të duhur për futbollistin nga Kosova, transmeton lajmi.net.

Për më tepër, Yakin ka thënë se me cilësitë që posedon, Xhaka në të ardhmen mund të jetë trajner i Zvicrës.

“Më vjen mirë për të gjitha opinionet dhe pikëpamjet e tij. Me njohuritë dhe përvojën që ka, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i suksesshëm. Por ai nuk është i vetmi. Këtë e them edhe për Manuel Akanjin. Për mua ai është i paracaktuar të bëjë një karrierë trajneri.”, ka thënë Yakin.

I pyetur se cilin prej kë tyre dy futbollistëve e sheh si pasues të tij, Yakinn tha:

“Në një moment i besoj absolutisht të dyve.”.

Ndryshe, më 9 shtator, Zvicra do të ballafaqohet me Kosovës në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024./Lajmi.net/

  

  


Next Post

VIDEO/ Ramos e mëson djalin e tij si të gjuajë penallti, ai i jep përgjigjen epike: Po kështu shënon Nejmar…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.