Monday, 30. March 2026
Sport

Zyrtare: Robert Burcea nënshkruan me Llapin

GS 29/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç, Robert Burcea ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1-vit tjetër.

Burcea ka bindur drejtuesit e klubit për të nënshkruar me të dhe pas nënshkrimit të kontratës ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit.

  

24-vjeçari në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Schalke 04, teksa në vijim të saj ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.

Klubi ka përfunduar gjitha procedurat e regjistrimit të tij dhe Burcea ka të drejtë loje nga ndeshja e ardhshme me Prishtinën./Lajmi.net/

  

  


Teilen: