Monday, 30. March 2026
Sport

VIDEO/ Dy gola dhe një asist nga Ronaldo, Al-Nasr merr fitoren e dytë radhazi me poker

GS 29/08/2023 1 Min. Lesezeit

Al-Nasr ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat, kësaj radhe përballë Al-Shaba me rezultatin 4-0.

ronaldo

Ishte Ronaldo ylli i këtij takimi, i cili në pjesën e parë realizoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas asistoi Manenë për të shënuar golin e tretë.

Në pjesën e dytë skuadra e Kastros mbajti lojën nën kontroll, teksa gjeti dhe golin e katërt me anë të Al Ghanam.

Kështu Al-Nasr lë pas startin e dobët me dy humbje radhazi në kampionat, teksa është ngjitur në vendin e gjashtë me 6 pikë.

GOLAT KËTU

PANORAMASPORT.AL

Teilen: