• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ferrari”, me pamje të re në Monza

30/08/2023
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Ferrari ka zbuluar një veshje ndryshe, të modifikuar, që do të zbukurojë makinën e Sharl Lëklerkut dhe Karlos Sainzit në Çmimin e Madh të Italisë në fundjavë në Monza, që është edhe gara e shtëpisë për skuadrën e famshme të Formulës 1. Ndërkohë që e kuqja mbetet ngjyra mbizotëruese, përpara dhe në qendër, ajo do të shoqërohet nga disa penelat të verdha dhe të zeza, që reflektojnë suksesin e makinës “Ferrari’s 499P Hypercar”, që fitoi garën 24-orëshe të Lë Mansit më herët këtë vit.

Përveç veshjes së veçantë të makinave “SF-23”, edhe pilotët Lëklerk dhe Sainz do të veshin kostume të veçanta për gatën e fundjavës, me motivet e së kuqes, të verdhës dhe të zezës që mbizotërojnë, të paktën sipas asaj që skuadra italiane ka përcjellë nëpërmjet kanaleve të komunikimit në rrjetet sociale. Kurse për dhjetëra mijërat e tifozëve të “Ferrari”-t, që do të ndërmarrin “pelegrinazhin” e përvitshëm drejt “Tempullit të Shpejtësisë”, siç njihet ndryshe cirkuiti i Monzës, do të kenë mundësi të bëjnë të tyret kapela dhe bluza të veçanta për këtë fundjavë.

Megjithatë, “Ferrari” i drejtohet Çmimit të Madh të Monzës në fundjavë, duke mbajtur vendin e 4-t të renditjes së konstruktorëve në Formula 1, me skuadrën italiane që kërkon fitoren e parë në këtë pistë të shpejtë që nga 2019-ta dhe atë që do të ishte podiumi i saj i 4-t këtë sezon. Si provat zyrtare të shtunës, që nisin në ora 16:00 dhe do të vijnë drejtpërdrejt në RTSH Sport, ashtu edhe gara e së dielës, që nis në ora 15:00, do të vijë drejtpërdrejt në RTSH 1.

Next Post

Skandal në Angli! Rrëfimi i masazhatores: Kam kryer marrëdhënie treshe me futbollistët më të famshëm të kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.