• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo del nga “kontrolli” me gjyqtarin pas golit të anuluar, e shau spanjisht dhe anglisht

30/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ronaldo u zemërua me gjyqtarin pas golit të anuluar, e shau spanjisht dhe anglisht.

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo i solli fitoren Al-Nassrit ndaj Al Shababit (4:0) në xhiron e katërt të kampionatit saudit, por në vend të gjithë të mirave që bëri në këtë ndeshje, shpërthimi i tij u bë viral.

Gjegjësisht, me Al-Nassr në avantazh 1:0 në minutën e 20-të, Marcelo Brozovic bëri një harkim të përsosur nga këndi, ndërsa Ronaldo bëri një kërcim të madh dhe shënoi gol.

Ajo u pasua nga festa e tij e njohur “Siuuu!”, me efekte të veçanta drite dhe entuziazëm në stadium.

Mirëpo, argëtimin e prishi gjyqtari Ismail Elfath, i cili pasi ka parë pamjet, ka vënë re se portugezi kishte bërë faull kundër kundërshtarit para se të shënonte golin.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave u çmend për këtë dhe filloi t’i bërtiste gjyqtarit.

Fillimisht e shau në spanjisht duke thënë “bir kurve”, dhe më pas u tërbua me gjyqtarin edhe në anglisht: “Gjithmonë kundër meje, gjithmonë kundër meje!”.

Ai nuk mori karton të verdhë për këtë situatë dhe vlen të theksohet se gjatë ndeshjes shënoi dy gola nga pika e bardhë dhe asistoi një gol për Sadio Mane.

Next Post

Presidenti i ri i Gjilanit ka një kërkesë për futbollistët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.