Monday, 9. March 2026
Sport

Pavard kryen vizitat mjekësore

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Benxhamin Pavard do të jetë lojtari më i ri i Interit.

Mbrojtësi francez ka kryer pak minuta më parë vizitat mjekësore dhe menjëherë është nisur për në drejtim të klubit, aty ku edhe do të firmosë kontratën me zikaltërit e më pas do të prezantohet si afrimi më i ri në skuadër.

Interi arriti akordin ditën e djeshme me Bajernin për transferimin e lojtarit dhe pasdite, lojtari udhëtoi në drejtim të Milanos. Dita e sotme ka qenë e rezervuar për të përfunduar të gjitha procedurat e futbollistit dhe për ta zyrtarizuar.

Interi ka paguar 30 milionë euro për kartonin e tij si edhe 2 milionë të tjera do të jenë bonuse, duke u bërë menjëherë transferimi më i shtrenjtë i verës në Serinë A italiane.

Teilen: