Monday, 16. March 2026
Sport

Ansu Fati pranë largimit nga Barcelona, klubi anglez në kontakte me spanjollët për transferimin e tij

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ansu Fati pritet të largohet nga Barcelona dhe sigurisht kërkesat për ta transferuar sulmuesin spanjoll nuk mungojnë.

Këtë gjë e bënë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili thekson se Tottenham është klubi anglez i cili ka nisur kontaktet e para me Barcelonën për shërbimet e Fati.

Në fakt, dëshira e Tottenham është që të huazojë sulmuesin e ri deri në qershor të vitit 2024. Situata është duke u diskutuar, por Barcelona kërkon që të gjithë pagën ta paguajë klubi që do ta huazojë.

Ansu Fati i është propozuar edhe Chelsea, por deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt./h.ll/abcnews.al

Teilen: