Llapi ka nisur edicionin e ri të Superligës së Kosovës me dy fitore dhe një humbje në ndeshjen e parë ndaj Dritës.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina u rikthye te fitoret pas humbjes në xhiron e parë nga Drita me rezultat 2-0, duke mposhtur më pas Dukagjinin [3-0] dhe Fushë Kosovën [1-2].
Lojtari i Llapit, Arbnor Ramadani për “GazetaBlic Sport” ka komentuar fillimin e sezonit të skuadrës së tij duke thënë se pavarësisht startit jo të mirë, skuadra punoi për t’u rikthyer te fitoret.
“Çdo fillim është i vështirë , mirëpo kemi punuar mjaft shumë dhe jemi rikthyer tek rezultatet pozitive. Në vikend ndeshemi me Prishtinën një skuadër që po tregojnë formë të lartë këto ndeshje të para të kampionatit, mirëpo siç dihet ne do ti çasemi ndeshjes me përkushtim maksimal dhe do hyjmë të japim 100% në këtë duel”, tha fillimisht ai.
“Objektivat e Llapit janë si gjithmonë, një vend që dërgon në garat evropiane”, përfundoi Ramadani për GazetaBlic Sport.