Tuesday, 31. March 2026
Sport

VIDEO/ Roma e zyrtarizon Lukakun nga Koloseu, zbulohet numri në fanellë: Ai ishte këtu…

GS 31/08/2023 1 Min. Lesezeit

Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Romës. Klubi verdhekuq ka zyrtarizuar më në fund transferimin e belgut, duke e kaluar natyrisht nga arena e gladiatorëve, Koloseu.

lukaku roma

“Ai ishte këtu”, shkruan Roma në postimin për prezantimin e Lukakut, i cili ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 90, numër të cilin e kishte në sezonin e fundit edhe te Interi.

Lukaku ka kaluar në Romë në formë huazimi nga Çelsi, teksa do të gjejë edhe një herë tjetër Murinjon duke u bashkuar me të për të tretën herë. Murinjo ka qenë më parë me Lukakun në Premier Ligë, te Çelsi dhe Mançester Junajtid.

lukaku

PANORAMASPORT.AL

Teilen: