Roma ka konfirmuar nënshkrimin e Romelu Lukakut si huazim nga Chelsea.
Reprezentuesi belg kishte mbërritur në kryeqytet të martën, i mirëpritur nga mbi 5000 tifozë në aeroportin Ciampino.
Transferimi i tij i përkohshëm nga Chelsea tani është konfirmuar nga Giallorossi përmes llogarive të tyre zyrtare në mediat sociale dhe faqes së internetit.
Lukaku tashmë është stërvitur në Trigoria dhe pritet të jetë në dispozicion nesër kur Giallorossi të presë Milanin në ‘Stadio Olimpico’.
Roma nuk ka mundësi ta bëjë të përhershëm lëvizjen e sulmuesit, ndaj Lukaku pritet të kthehet te Chelsea në fund të sezonit./Lajmi.net/
🆕 𝗪𝗘𝗟𝗖𝗢𝗠𝗘 | Romelu Lukaku 🐺🇧🇪
The club is delighted to confirm the signing of the world-renowned Belgian forward!
In the meantime, the search for missing children around the world continues. 🙏
#ASRoma | @ICMEC_official pic.twitter.com/ILrHcAc5IJ— AS Roma English (@ASRomaEN) August 31, 2023