• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani vetëm 90 minuta larg grupeve të Conference League, Ilir Daja synon rekordin personal

31/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionët e Kosovës, Ballkani janë 90 minuta larg fazës së grupeve të Conference League. Pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë, ajo çfarë i duhet skuadrës nga Suhareka është të ruajnë avantazhin prej 3 golave në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Varosi” në Mesokovesdi qytezë në veri të Hungarisë për shkak se UEFA i ka ndaluar klubet bjelloruse të luajnë në vendin e tyre dhe janë të obliguar të luajnë në teren neutral. Ballkani dominoi në mënyrë absolute ndeshjen e parë në Prishtinë duke i lënë kundërshtarit shumë pak hapësira për të vepruar duke bërë një paraqitje spektakolare.

Forma e mirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është një element më shumë që qëllimi është afër të arrihet. Për sa i përket lojtarëve të lënduar, Qëndrim Zyba ka udhëtuar me ekipin në Hungari dhe do të rivlerësohet gjendja e tij fizike para ndeshjes për të parë nëse është i gatshëm për të luajtur.

Në listë për këtë ndeshja është futur edhe përforcimi i ardhur së fundmi, Arb Manaj, i cili do të jetë një opsion më shumë për sulmin e portokallezinjve. Siç edhe bënë zakonisht, Daja nuk pritet të bëjë ndryshime rrënjësore në formacion për dallim nga ndeshja e kaluar dhe mund ta shohim 11-shen startuese sikurse ajo në Prishtinë.

Për trajnerin nga Tirana do të ishte hera e 3-t që shkon në fazën e grupeve me një skuadër, diçka që nuk e ka bërë asnjë trajner shqiptar më parë. Aq më tepër statistikat flasin në favor të tij, pasi në fazën kualifikuese në Europë ka 11 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ballkani ka pësuar vetëm 1 humbje në garat evropiane këtë sezon, atë nga Ludogorets në udhëtim që ishte një mësim i mirë për atë se si duhet të luaj në ndeshje të tilla dhe gabime të ngjashme si në Bullgari nuk tolerohen. Ndeshja ndërmjet Bate Borisov dhe Ballkanit luhet të enjten duke filluar nga ora 20:00./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Grupet më të mira dhe më të këqija të mundshme për Milanin në Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.