• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Lojtarët më të mirë nuk luajnë atje, por në Europë”/ Ceferin i bën bllokadë Arabisë Saudite: Klubet e tyre, jo në kompeticionet e UEFA-s

31/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka dhënë një intervistë për francezen “L’Equipe”, në të cilën ka analizuar lajmet e futbollit aktual, me largimet në rritje të futbollistëve drejt Arabisë Saudite dhe në horizont Ligën e re të Kampioneve. Collage Maker-31-Aug-2023-04-51-PM-4587

“Arabia Saudite nuk përbën rrezik. Ne pamë një qasje të ngjashme me Kinën, e cila bleu lojtarë në fund të karrierës së tyre, duke iu ofruar shumë para, por rezultoi si ‘flakë kashte’… Rezultati? Futbolli kinez nuk u zhvillua ose nuk u kualifikua në Kupën e Botës, pas kësaj. Nuk është kjo mënyra e duhur. Nëse duan të ecin përpara në futboll, duhet të punojnë në stërvitjen e lojtarëve dhe kualifikimin e trajnerëve, por ky nuk është problemi im. Ka lojtarë në fund të karrierës dhe të tjerë që nuk janë mjaftueshëm ambiciozë për të aspiruar gara të mëdha. Me sa di unë, Mbape dhe Haland nuk ëndërrojnë për Arabinë Saudite. Lojtarët më të mirë në kulmin e futbollit të tyre nuk mendoj se shkuan në Arabinë Saudite. Kur njerëzit më tregojnë për lojtarët që shkuan atje, askush nuk e di ku ata luajnë”.

Javët e fundit ka pasur shumë zëra që thonë se klubet e Arabisë Saudite mund të luajnë në Ligën e Kampioneve në edicionet e ardhshme, por ai e mohoi një gjë të tillë.

“Një media foli për këtë, pa na pyetur fare ne. Vetëm klubet evropiane mund të marrin pjesë në Champions, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ronaldo - lojtari më i mirë i muajit në Ligën Saudite, por merr lajmin e keq nga Europa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.