Monday, 11. May 2026
Sport

Zyrtare: Ylli e prezanton transferin e radhës

GS 01/09/2023 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës.

  

Skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur të premten se ka arritur marrëveshje me basketbollistin Jalen Nesbitt.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e Yllit në rrjetin social “Facecook”, shkruan Lajmi.net.

Edicionin e fundit, ai ishte pjesë e ekipit Amics Castello në kategorinë e dytë të Spanjës dhe pati një mesatare prej 8 pikëve, 5 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje.

Nesbitt në Spanjë ka luajtur edhe tek ekipi Almansa, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe në Danimarkë e Sllovaki.

Ai është amerikani i parë dhe i huaji i dytë pas Henrik Shirkos që është zyrtarizuar për edicionin e ri.

  

  


Teilen: