Tuesday, 31. March 2026
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Skënderbeu – Dinamo

GS 01/09/2023 1 Min. Lesezeit

Skënderbeu dhe Dinamo luajnë sot një përballje shumë interesante mes tyre në Korçë.

Vendasit kanë fituar në javën e parë të Superiores, ndërsa kryeqytetasit janë mundur në derbi, ndaj pikët bëhet shumë të rëndësishme për ecurinë e të dy skuadrave.

Trajneri Gvozdenoviç nuk ka ndryshuar protagonistët e fitores së korçarëve ndaj Egnatias, duke rreshtuar në fushë të njëjtin formacion, me dyshen Nikaj-Rashica në sulm.

Ndërkohë, Di Biaxho ka ulur në stol Vilën dhe Lorran, për t’u bërë vend Allmuçës dhe Andonit.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Markos, Prençi, Dumfur, Frashëri, Rabiu, Liço, Juri, Shaqe, Nikaj, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Rexhepi. A.Marku, Hoxha, Behiratçe, Prodani, Krasniqi, Allmuça, Andoni, Zabërgja, Denison, Kaçorri.
Trajner: Luixhi Di Biaxho.

Teilen: