• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Totre edhe një vit tjetër me Shkëndijën

01/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Enur Totre do të vazhdojë të mbetet pjesë e Shkëndijës edhe për sezonin garues 2023/24.

Totre luajti te kuqezinjtë si huazim 6 muajt e fundit nga Vorskla Poltava dhe kontrata e vjetër skadoi mbrëmë, ndërsa bisedimet ndërmjet kryesisë së Shkëndijës, futbollistit dhe drejtuesve të Vorskla Poltavas janë mbyllur me zyrtarizimin e huazimit të ri njëvjeçar.

26 vjeçari menjëherë ka firmosur me Shkëndijën deri në gusht të vitit 2024, derisa kontrata është federuar në organet e FFM-së dhe Totre ka të drejtë loje të shtunën kundër Shkupit në Tetovë.

“Shkëndija është shtëpia ime dhe për mua paraqet nder e krenari të luaj për këtë fanellë.

Vlerësoj se kemi punë për të bërë, e duam klubin në nivele të larta ku ishim vite më parë, pse jo edhe më lartë dhe për këtë duhet shumë, shumë punë.

E di, nuk do të jetë e lehtë, por me kënaqësi kam pranuar të jem këtu në këtë sezon të ri kur besoj se ne do të hedhim hapin e parë drejt ringritjes së Shkëndijës në kreun e futbollit vendorë”, shprehet Totre pasi firmosi kontratën e re për huazimin një vjeçar nga Vorskla te Shkëndija.

Next Post

LIVE ROMA-MILANI/ Shpërthen festa kuqezi, Zhiru nuk gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.