Friday, 13. February 2026
Sport

Ceferin: E provoi edhe Kina dhe dështoi!

GS 01/09/2023 2 Min. Lesezeit

“Roshn Saudi League” nuk konsiderohet si një kërcënim nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin.

Në kampionatin arab kanë zbarkuar talente të shumtë me kontrata shumë joshëse por Ceferin bën paralelizim me ligën kineze të par pak viteve.

“Nuk e shoh si kërcënim pasi të njëjtën politikë ndoqi edhe Kina.

Ata morën lojtarë në fund të karrierës së tyre duke u ofruar shumë para por futbolli kinez në vetvete nuk u zhvillua duke mos u kualifikuar dot në Kupën e Botës.

Nuk është mënyra e duhur për ti bërë gjërat. Duhet punuar me lojtarët dhe me trajnerët vendas por ky nuk është problem im. Superliga kineze i ndali investimet në momentin kur shteti vendosi taksë për trasferimet në 2017.

Ndërkohë që Arabia saudite ka një plan me atafgjatë për investimet dhe për zhvillimin e rinisë”, tha Ceferin për të përditshmen franceze L’Equipe.

Në fund Ceferin u përgjigj edhe për temën ku një klub arab do t’i bashkohet Champions League-s.

Vetëm klubet në Europe mund të luajnë në Champions, Europa League dhe Conference League”, siguroi kreu i UEFA-s.

Teilen: