• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Roma “bie” në Olimpico, Milan “gladiatori” fitues në “Colosseum”

01/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan ka arritur të marrë një fitore me peshë të madhe në “Stadio Olimpico” të Romës, aty ku mposhtën verdhekuqtë.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në fillim të pjesës së parë, ku në minutën e 9’ fituan një penallti dhe Giroud nuk mund të gabonte para portës.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, edhe pse 45 minutat e para u dominuan nga miqtë. Në pjesën e dytë, më saktë në fillim të saj, Milan gjen edhe golin e dytë. Një aksion i nisur nga Calabria në krahun e djathtë dhe një top i dërguar nga italiani në drejtim të zonës, përfundon te Leao i cili me një lëvizje akrobatike e dërgon topin në rrjetë.

Më vonë, Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Milan mbeti pothuajse me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë, por Roma nuk arriti të shfrytëzonte këtë rast.  Goli i nderit për Romën erdhi në fund të ndeshjes, kur Spinazzola dërgoi shifrat në 1-2. Minuta pati edhe për Lukakun, i cili u aktivizua nga stoli në minutën e 70’.

Me këtë fitore, Milan pozicionohet aktualisht në vendin e parë me nëntë pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Giroud

Shikoni golin e Leao

Shikoni golin e Spinazzola

Next Post

40 minuta me një futbollist më pak, por Milani merr fitore të madhe në Romë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.