Tuesday, 31. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Surprizon Junajtid, merr në huazim mesfushorin e… Fiorentinës  

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

 Lëvizje surprizë te Mançester Junajtid në minutat e fundit të merkatos. “Djajtë e Kuq” kanë afruar në formë huazimi deri në qershor të vitit 2024, mesfushorin maroken të Fiorentinës, Sofjan Amrabat. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez nëpërmjet faqes zyrtare.  

amrabat

Paraqitja mbresëlënëse e mesfushorit me Marokun, duket se ka joshur drejtuesit për ta afruar në skuadër. Gjithashtu Amrabat ka qenë një pikë e rëndësishme edhe për Fiorentinën. 

“Është një nder i madh të bëhesh lojtar i Mançester Junajtid. Më është dashur të jem i durueshëm për këtë moment, por jam dikush që dëgjoj gjithmonë zemrën time dhe tani po përfaqësoj klubin e ëndrrave të mia.

Jam një lojtar i pasionuar; Dua ta sjell atë energji në skuadër dhe do të vendos gjithçka në çdo veprim që bëj për ekipin”, u shpreh Amrabat në fjalët e para si futbollist i Junajtid.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: