Sunday, 22. March 2026
Sport

I doli në mbrojtje Rubialesit, De la Fuente: Kërkoj falje, por nuk jap dorëheqjen

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shpallur të premten listën e lojtarëve të grumbulluar për takimet kualifikuese të Europianit 2024 në shtator. 2

Risia më e madhe e tij ka qenë përfshirja e talentit të Barcelonës Lamin Jamal në moshën 16 vjeç. Por në konferencën për shtyp, trajneri i Spanjës, ka qenë nën presion në lidhje me ngjarjet e fundit në federatën spanjolle dhe përfshirjen e presidentit Luis Rubiales dhe daljen e tij në krah të Rubialesit.

“Unë nuk kam përse të jap dorëheqjen, duhet të kërkoj falje, kjo është e qartë. Kam bërë një gabim, një gabim njerëzor të pafalshëm. Nëse do të mund të kthehesha, nuk do ta kryeja më atë veprim”, tha numri një i stolit të Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: