Tuesday, 31. March 2026
Sport

Debutim ëndrrash për Topallin te skuadra e re në Turqi

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Jetmir Topalli, ka debutuar me gol t e skuadra e re, Manisaspor.

Kjo skuadër fitoi ndaj Tuzlaspor me shifrat 4:0.

  

25-vjeçari Topalli u aktivizua në minutën e 79-të, kurse në të 86-tën, arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ishte fitorja e tretë për Manisën që kryeson momentalisht renditjen me 10 pikë në Ligën e Parë tq Turqisë.

Drejtor sportiv të Manisa është Nderim Nexhepi, i cili më parë ka qenë drejtor te Ballkani i Suharekës.

  

  


Teilen: