Tuesday, 31. March 2026
Sport

Sulmuesi shqiptar në fushë, skuadra e Serie A merr një pikë

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

U luajt pasditen e sotme, dueli mes Udinezes dhe Frozinones e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Ky duel nuk prodhoi gola, teksa rezultati duket se i shkoi më shumë përshtat skuadrës mike të Frozinones.  

Në këtë përballje pati minuta edhe për sulmuesin shqiptar Marvin Çuni.

22-vjeçari u aktivizua në minutën e 80-të të duelit, teksa në fund u vlerësua me notën 6.2 nga “Flashscore”.

Ky ishte dueli i tretë radhazi që Çuni merr minuta në Serinë A, teksa në përballjen e parë ndaj Napolit e nisi titullar, duke u aktivizuar 66 minuta..

Teilen: