Wednesday, 1. April 2026
Sport

VIDEO/ U transferua me bujë te Çelsi, sulmuesi humbet një rast të pabesueshëm nga shumë pranë vijës fatale

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Një rast flagrant i shpërdoruar nga Nikolas Xhekson, po bën xhiron e internetit. Sulmuesi u transferua me bujë në këtë merkato vere drejt bluve të Londrës, por starti i këtij sezoni ka qenë për t’u harruar.

Xhekson

Çelsi u mposht nga Notingham Forest me rezultatin 0-1, teksa Xhekson, shpërdoroi një mundësi të artë, ku pas asistit të Stërling, nga shumë pranë vijës fatale, bëri më të vështirën, duke e nxjerrë topin mbi traun e portës. Një rast i humbur në kufijtë e të pabesueshmes. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: