• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmi “bombë” i violëve ndaj mbrojtjes më të mirë, njihuni me statistikat e sfidës Inter-Fiorentina

03/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi dhe Fiorentinat do të masin forcat në “San Siro” në duelin e javës së tretë të Serisë A. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante të këtij dueli.

inter fiorentina

– Fiorentina fitoi ndeshjen e fundit të Serisë A kundër Interit të luajtur në prill në “San Siro” 0-1, pas një serie prej 11 rezultatesh pozitive radhazi për zikaltrit (6F, 5B). Toskanët nuk kanë shënuar dy ndeshje me porta të paprekura radhazi ndaj Interit në kampionat, që nga viti 2015.

– Që nga viti 2015, Fiorentina ka mposhtur Interin në “San Siro” 3 herë në 9 ndeshje të Serisë A (2B, 4H). Vetëm Juventus dhe Sasuolo kanë fituar më shumë ndeshje në Milano kundër zikaltërve në këtë periudhë të kampionatit (4 secila).

– Interi i ka fituar dy ndeshjet e para të këtij kampionati pa pësuar gol. Zikaltrit nuk e kanë filluar kampionatin me tri fitore, duke mbajtur në të tria portën e paprekur që prej 1966-ës. Nga ana tjetër, nuk e kanë filluar kampionatin me 3 porta të paprekura radhazi që prej 2003-shit (2F, 1B).

– Interi është skuadra e vetme që nuk ka pësuar ende gol në kampionat. Zikaltrit nuk kanë pësuar gol në Serinë A që nga minuta e 91-të e Inter-Atalanta 3-2 (27 maj), pra që prej 270 minutash lojë.

– Fiorentina, ashtu si Milani, ka sulmin më të mirë të kampionatit në pjesën e parë me 5 gola secili. Më tej skuadra violë ka edhe sulmin më të mirë në përgjithësi me 6 gola. Deri më tani toskanët kanë shënuar 4 gola në 30 minutat e para të ndeshjes, rekord për këtë edicion të Serisë A.

– Ajo e së dielës do të jetë sfidë mes dy nga katër skuadrave që kanë grumbulluar më shumë rikuperime sulmuese pas presionit të lartë të ushtruar në këto dy javë të para (19 Fiorentina, e treta në të njëjtin nivel me Kaljarin dhe pas vetëm Udinezes me 21 dhe Interit me 24). Zikaltrit, me 319 rikuperime ofensive e kanë përfunduar në vendin e dytë për këtë statistikë në edicionin 2022-2023, ndërsa violët të katërtit me 316.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Maignan vendos rekord absurd në ndeshjen Roma-Milan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.