Wednesday, 1. April 2026
Sport

Miliarderi finlandez duket se e ka seriozisht: I kam gati paratë për Interin

GS 03/09/2023 1 Min. Lesezeit

Miliarderi finlandez Tomas Ziliakus vazhdon të tregojë interesin e tij për Interin dhe këtë e ka bërë edhe në një intervistë për “La Reppubblica”-n.

ziliakus

“Është e vërtetë që dua të blej Interin, por që të realizohet duhet të jetë dikush i gatshëm për të shitur. Ia kam shprehur interesin tim presidentit Stiven Zhang, por për momentin nuk duket i interesuar edhe pse nuk mund t’ju tregoj detaje.

Unë i kam tashmë paratë e nevojshme dhe kam edhe partnerët e duhur. Nëse një ditë do të blija shumicën e aksioneve të Interit, do t’i kërkoja Zhangut të qëndronte me ne, pasi ka bërë shumë për Interin”, tha ndër të tjera Ziliakus.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: