Wednesday, 1. April 2026
Sport

Sërish Egnatia

GS 03/09/2023 1 Min. Lesezeit

Sërish Egnatia, Raphael Dwamena tund rrjetën e kundërshtarëve!

Pavarësisht se e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0 me 2, “rrogozhinasit” e Egnatias kanë vazhduar ofensivat e tyre sulmuese në fraksionin e dytë të lojës, duke arritur të gjejnë dhe golin e tretë të sfidës.

Pas një aksioni fantastik të fituesve të Kupës së Shqipërisë, topi bie në këmbët e “bomberit” ganez, Raphael Dwamena.

Ai si në pjesën e parë përballë potierit Brozi nuk gabon dhe çon topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 3.

Teilen: