• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Spektakël në “Kukës Arena”, Egnatia gjen fitoren e parë të sezonit me “poker”

03/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç pritej, “rrogozhinasit” e Egnatias kanë fituar bindshëm sfidën e pasdites së sotme, ndaj “verilindorëve” të Kukësit, duke arritur të gjejnë fitoren e parë të këtij sezoni, në Abissnet Superiore.

Siparin e golave e çeli “fantazisti” lituanez, Gytis Paulauskas, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtjen e “verilindorëve” duke gjetur rrjetën e parë të sfidës. Vetëm 10 minuta më vonë, protagonist do të bëhej “bomberi” ganez, Raphael Dëamena, i cili pas një pasimi në hyrjen e zonës mposht portieri Brozi, me një goditje fantastike, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e dyfishtë.

Me fillimin e pjesës së dytë pritej “zgjimi” i lojtarëve të Kukësit, mirëpo një gol tjetër i Dëamena në minutën e 51’-të dhe goli i Isgandarli në miuntën e 58’ shkatërruan totalisht shpresat e kuksjanëve për të gjetur pikët e para këtë edicion.

Falë këtij rezultati Egnatia ngjitet në vendin e 4-rt të renditjes, me 3 pikë dhe në përballjen e radhës do të presë në shtëpi Erzenin, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit dhe javën e ardhshme do të udhëtojë drejt tranfertës së vështirë të Dinamo City.  /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Gytis Paulauskas, 0-1:

Goli i Raphael Dwamena, 0-2:

Goli i Raphael Dwamena, 0-3:

Goli i Vusal Isganderli, 0-4:

Next Post

LIVE ARSENAL-JUNAJTID/ Gola, raste dhe shumë emocione! Ekipet e mbyllin barazim pjesën e parë të duelit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.