Empoli po takohet me Juventusin në kuadër të xhiros së katërt të Series A.
Juventusi po fiton me shifrat 1:0.
Kjo skuadër ka mundur të thellojë epërsinë në 2:0, por nga penalltia dështoi Dushan Vlahovic pasi që portieri nga Prishtina, Etrit Berisha e priti penalltinë e tij.
Reprezentuesi i Shqipërisë Berisha në këtë ndeshje debutoi me Empolin.
Video: Dušan Vlahovic penalty is saved.pic.twitter.com/gZxnAbMTod
— Max Statman (@emaxstatman) September 3, 2023