Inter Majemi ka arritur të marrë një tjetër fitore në MLS, duke mundur në transfertë me rezultatin 1-3 skuadrën e Los Anxhelosit, aty ku Leo Mesi ka shkëlqyer sërish edhe pse nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Argjentinasi ishte protagonist me dy asiste nga 3 golat e shënuar, ku në pjesën e parë, Farias i dha avantazhin skuadrës nga Majemi. Në të dytën, ishte Zhordi Alba që dyfishoi pas asistit të Mesit, ndërkohë që Kampana ka shënuar edhe të tretin, ku sërish Mesi ka asistuar për të.
Në fundin e takimit, ka menduar Holingshid për të ngushtuar diferencën në 1-3, gol ky që vulosi edhe fatin e takimit pasi nuk kishte më shumë kohë për të shënuar gola të tjerë.
PANORAMASPORT.AL