Wednesday, 1. April 2026
Sport

Kryeqyteti bëhet edhe me një fushë të re sportive

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kryeqyteti bëhet edhe me një fushë të re sportive

  

Prishtina është bërë edhe me një fushë të re sportive.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka bërë të ditur se kanë përfunduar ndërtimet për fushën e basketbollit në Taukbahçe.

“Një fushë e re sportive iu shtua sot Kryeqytetit. Qytetarët mund të luajnë në këtë hapësirë të re me infrastrukturë cilësore, falë investimit të bërë në Taukbahçe. Ky investim shënon edhe një hap tjetër drejt transformimit të Kryeqytetit”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

  

  


Teilen: