Wednesday, 1. April 2026
Sport

Sergio Ramos rikthehet aty ku e nisi

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Gazetari i specializuar për transfere, Fabrizio Romano, ka raportuar se futbollisti i mirënjohur spanjoll, Sergio Ramos do të rikthehet në La Liga.

Ramos do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Sevillas në Spanjë pas aventurës në Paris Saint Germain.

  

Marrëveshja verbale në mes të mbrojtësit dhe klubit është arritur, duke i mbyllur kështu derën ofertave nga Arabia Saudite dhe Turqia.

Spanjolli do të kthehet tek klubi nga Andaluzia pas 18 vjetëve, pasi në vitin 2005 ishte transferuar në Real Madrid.

 

  

  


Teilen: