Wednesday, 1. April 2026
Sport

Menjo përgatitet për Championsin: Emocion të luaj kundër PSG-së, jam tifoz i tyre

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Majk Menjo ka qenë padyshim një nga portierët më të mirë në Itali në vitet e fundit dhe paraqitjet që ka bërë me Milanin, e kanë kthyer gardianin në idhullin e tifozerisë kuqezi. Në Champions, Milani do të përballet me PSG-në në grupe dhe për portierin, është një ndeshje e veçantë.

MENJO

Në një intervistë për “Le Parisien”, Menjo është ndalur te kjo ndeshje, ku do të rikthehet në petkun e ish-it. Ai u shpreh se e pret me emocion të madh por shtoi se është nën kontratë me Milanin dhe do të bëjë më të mirën.

“Kam luajtur kundër PSG-së në kohën kur isha te Lila, megjithatë është një emocion tjetër. Do të jetë një ndeshje e madhe, me shumë ritëm dhe ashtu si mua më pëlqen.

Unë jam tifoz parisien por jam i Milanit tani dhe do të bëj më të mirën. Për të ardhmen, nuk e di”, u shpreh portieri. Rastësia e çuditshme është fakti se në portën e PSG-së do të jetë ish-portieri i Milanit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: