Kombëtarja e Shqipërisë i zhvillon dy ndeshje të rëndësishme ku do të udhëtojë në Çeki e më pas do të presë në shtëpi Poloninë.
Këto ndeshja vlejnë për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Këto ndeshje zhvillohen më 7 dhe 10 qershor.
Para mediave në ditët e parë të tubimit ka folur mesfushori Nedim Bajrami i cili u shpreh i bindur se Shqipëria mund të bëjë mirë në këto dy ndeshje.
“Kemi ndeshje të vështirë me kundërshtar të fortë por përgatisim ndeshjen mirë. Jemi gati dhe japim maksimumin për këtë ndeshje. Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar. Jam i lumtur që ka ardhur Silvinjo këtu. Duhet të fitojmë dhe nëse nuk ia dalim, të mos humbasim”, ka thënë futbollisti nga Maqedonia e Veriut, i cili aktivizohet për Empolin.
Krahas tij, në konsferencë është paraqitur edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili e ka nisur me 2 gola në katër ndeshjet e para me Konyasporin në Turqi.
“Mendoj se ky grumbullim është ndër më të rëndësishmit në këto vite. Janë dy ndeshje që duhet fokus dhe angazhim. Për mua është kënaqësi e dyfishtë sepse kam përjetuar një Europian nëse do të shkoj sërish, ka tjetër kuptim. Të gjithë lojtarët që e kanë arritur në 2016, duhet të bëjnë më shumë jashtë fushe për të pasur angazhim maksimal”, theksoi Cikalleshi.
“Këto dy ndeshje janë decizive dhe normal duam të marrim 3 pikë dhe të kthehemi të gëzuar. Çekia është shumë e mirë dhe ka eksperiencë në Evropë. Angazhimi dhe fokusi duhet të jetë maksimal. Në grumbullimin që shkoi, bëmë detyrat e shtëpisë dhe nuk duhet të kënaqemi. Këtë javë dalin burrat në shesh. Kemi nevojë për mbështetjen e medias dhe tifozëve sepse duke qenë bashkë, ia arrijmë kësaj ëndrre. Është një ekip që do të vuajmë por jemi gati sepse kemi shënuar, kemi luajtur dhe mbrojtësit kanë minuta. Jemi në moment shumë të mirë por ndeshja do të kalojë dhe më shumë mundësi i jap angazhimit dhe ju siguroj se do të jetë. Ne nuk jemi Kombëtare që arrijmë në Botëror ose Evropian çdo dy vite por tani kemi mundësi të realizojmë ëndrrën. Kemi arritur vetëm 1 herë dhe kemi mundësi për të arritur për herë të dytë. Këto dy ndeshje janë më të rëndësishmet dhe unë nuk dua të flas për ëndrrën për t’u kualifikuar sepse mund të hapë punë edhe ndeshja me Ishujt Faroe por duke pasur një objektiv të qartë, duhet të mendojmë vetëm Çekinë dhe për të marrë 3 pikët. Nëse nuk i arrijmë, duhet të mos dalim të humbur”, tha Cikalleshi.