Erik ten Hag fajëson gjyqtarin për humbjen ndaj Arsenalit.
Erik ten Hag nuk ishte i lumtur pasi pa Manchester United të pësonte një humbje 3-1 ndaj Arsenalit.
Por, trajneri holandez ka thënë se kjo humbje e tyre erdhi si pasojë e katër gabimeve që bënë gjyqtarët në fushë dhe në VAR
Ai ka thënë për Sky Sports: “Nuk është jashtë loje. Ata e panë atë nga një kënd i gabuar. Pati një penallti për Hojlund dhe faull ndaj Evans (për golin e Rice)”.
“Rasmus Hojlund pati një ndikim shumë të mirë në lojë. Performanca ishte e drejtë. Gjithçka shkoi kundër nesh”.
“Ne duhet të përmirësohemi. Sot ishin diferenca kaq të vogla”, ka shtuar më tej Ten Hag.
Holandezi duket se është i acaruar me gjyqtarin në ditën që potencialisht i kushtoi skuadrës së tij të paktën një pikë, nëse jo të tre.
Djajtë e Kuq shkojnë në pushimin ndërkombëtar me një humbje të hidhur dhe janë jashtë top-10 në tabelën e ligës gjithashtu.