• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kuman i kritikon të gjithë te Holanda: Ky brez është shumë i ëmbël me njëri-tjetrin, unë do të bëja gjëra që nuk lejoheshin

04/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Starti i dobët i Holandës në kualifikueset e Euro 2024 ka bërë që të tensionohet shumë situata në këtë grumbullim të përfaqësueses. Dhe trajneri Ronald Kuman nuk ka bërë asgjë për të qetësuar skuadrën, përkundrazi, ka kritikuar ekipin për karakterin që po tregon.

kuman

“Në epokën time, ishim më të ashpër njëri me tjetrin. Nëse dikush nuk mbulonte kundërshtarin e tij, ia bënim të ditur me ulërima. Unë do të kisha bërë edhe gjëra që nuk ishin të lejuara. Kjo është ajo që bie në sy më shumë nga periudha kur luaja unë.

Ky brez i ri janë shumë të ëmbël me njëri-tjetrin. Nëse dëshiron të mbijetosh dhe luftosh, është absolutisht e nevojshme që ky ekip të përmirësohet në këtë aspekt”, ishin fjalët e Kumanit në konferencën e sotme për shtyp.

Ai më pas është ndalur edhe te largimi i Xheorxhino Vajnaldum nga PSG drejt kampionatit të Arabisë Saudite, duke shpejguar se për momentin nuk mendonte që të mbyllte dyert e kombëtares për lojtarët që luajnë në këtë kampionat.

“Vajnaldum në Arabi? Ai më telefonoi dhe nuk dua që të jap më shumë detaje. PSG kërkonte një shifër që klubet e tjera nuk donin apo nuk mund ta paguanin. Por edhe Brozoviç dhe Kristiano Ronaldo luajnë në kombëtaret përkatëse. Nuk do ta them paraprakisht që Arabia Saudite ka një kampionat nga i cili nuk do të grumbulloj lojtarë. Është e çuditshme që shumë shkojnë atje, ky është mendim im perosnal. Unë e kuptoj aspektin financiar, por do të kisha preferuar që të luaja në një klub të madh europian”, theksoi trajneri i Holandës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dhunoi ish të dashurën, nisin hetimet ndaj lojtarit të Manchester United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.